Ambasada e Suedisë në Tiranë – BE, feminizmi dhe demokracia
Suedia e hapi Ambasadën e saj në Tiranë në vitin 2010, megjithatë, Suedia ka qenë e angazhuar me vitet e tranzicionit, demokratizimit dhe aderimit të Shqipërisë në BE që prej vitit 2001, fal bashkëpunimit për zhvillim.
Puna e Ambasadës së Suedisë fokusohet tek mbështetja dhënë për Shqipërinë gjatë procesit të saj drejt integrimit në BE. Prioritetet kryesore janë zhvillimi ekonomik, demokracia dhe të drejtat e njeriut, si edhe çështjet e mjedisit dhe ndryshimi i klimës. Suedia ka një politikë të jashtme feministe, dhe për këtë arsye, ne theksojmë fuqizimin e të drejtave të grave, të burimeve dhe të përfaqësimit në gjithçka që ne bëjmë. Bashkëpunimi për zhvillim i Suedisë me Shqipërinë përllogaritet deri në rreth 15 milion euro në vit.
Duhet të flasim çdo ditë për demokracinë
Liria e zgjedhjes, e fjalës, e të menduarit dhe liria për të dashur asnjëherë nuk mund të merren të mirëqena. Për këtë arsye, Qeveria Suedeze ka prezantuar një iniciativë politikash, të quajtur Drive for Democracy (Përpjekje për Demokraci). Qëllimi i saj është inicimi i një përpjekje të përtërirë për të fuqizuar demokracinë në të gjithë botën. Parimet dhe vlerat demokratike po kërcënohen, liria e fjalës dhe asociimi janë në rënie, institucionet demokratike po dobësohen dhe hapësira demokratike për shoqërinë civile po ngushtohet.
Suedia do të jetë në mbrojtje të parimeve demokratike në të gjitha kontekstet, do të punojë për të garantuar fuqizimin e demokracisë, dhe do t’i japë zë kritikave kundër deficiteve demokratike ose rreziqeve për bërjen e hapave pas.
Gjithashtu, Suedia nxit shkëmbimet kulturore dhe marrëdhëniet e mira tregtare midis Suedisë dhe Shqipërisë. Ambasada gjendet në Qytetin Studenti, duke ofruar mundësi për dialog me të rinjtë.
Stafi i Ambasadës Suedeze në Tiranë përfshin personat e mëposhtëm:
Elsa Håstad Ambasadore
Petra Burcher Këshilltare, Shefe e bashkëpunimit për zhvillim
Lena Kallmert Këshilltare
Johan Willert Sekretar i parë
Mikaela Karlsson Këshilltare politike dhe e komunikimit
Linda Gjermani Punonjese e programit të bashkëpunimit për zhvillim, sektori i drejtësisë
Rezarta Katuçi Punonjese e programit të bashkëpunimit për zhvillim, sektori i të drejtat e njeriut dhe shoqërisë civile
Ermir Dajci Menaxhere programi / Administratore programi të bashkëpunimit për zhvillim, sektori i zhvillimit të tregut
Ermelinda Xhaja Punonjese e programit të bashkëpunimit për zhvillim, sektori imirëqeverisjes
Enkeleda Veizaj Oficere e Administratës
Mikel Smaçi Oficer i Logjistikes
Merita Pira Asistente personale e ambasadorit
Bashkim Cani Shofer/Asistent Administrativ
Fatmire Pira Sanitare