Sweden & Shqipëria

Të studiosh në Suedi

Nëse planifikoni të studioni në Suedi, faqja e internetit Studyinsweden.se është qendra juaj e informacionit me një ndalesë për studimet e arsimit të lartë në Suedi.

Qëllimi i Studyinsweden.se është që ti ofrojë studentëve ndërkombëtarë që dëshirojnë të studiojnë në Suedi me një burim informacioni të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës.

Për të studiuar në Suedi, ju duhet të keni një leje qëndrimi, para se të mund të aplikoni për leje qendrimi ju duhet të jeni pranuar ne në një universitet ose kolegj universitar. Këtu lexoni më shumë se si të aplikoni për një leje për studime ose të punoni si student i doktoraturës.

Ambasada e Suedisë në Tiranë nuk merret me rastet e migracionit. Nëse keni pyetje dhe dëshironi të aplikoni për një leje qëndrimi për studim, jeni të mirëpritur të kontaktoni Ambasadën e Suedisë në Shkup.