Sweden & Shqipëria

Bashkim familjar në Suedi

Ambasada e Suedisë në Shkup trajton plotësisht rastet e migracionit për shtetasit shqiptarë dhe personat e kombësive të tjera që banojnë ligjërisht në Shqipëri.

Ambasada e Suedisë në Tiranë nuk merret me rastet e migracionit. Nëse keni pyetje në lidhje me migrimin në Suedi ose dëshironi të aplikoni për një leje qëndrimi për bashkim familjar, jeni të mirëpritur të kontaktoni Ambasadën e Suedisë në Shkup.

Në rast se doni të bëni bashkim familjar me të afërmit tuaj në Suedi, ju nevojitet leje qendrimi. Këtu mund të merrni më shumë informacion se si të aplikoni ju ose fëmija juaj.