Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 10:36 e paradites

Bashkim Cani u nderua me Medaljen Suedeze të meritës

04 Qer 2021

Më 1 qershor 2021, kolegu jonë Bashkim Cani u nderua me Medaljen Suedeze të meritës në Shërbimet e Jashtme.

Bashkimi ka punuar në Ambasadën e Suedisë që prej vitit 2006. Ai punon si shofer dhe asistent administrativ dhe është shumë i vlerësuar për njohuritë e tij, profesionalizmin, qëndrimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Medalja iu dorëzua nga Ambasadorja Elsa Håstad. Ne presim me padurim të bashkëpunojmë në vijimësi për shumë vite të tjerë në të ardhmen, duke qenë mirënjohës që e kemi Bashkimin në ekipin tonë.