Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 11:26 e pasdites

Hapja e ekspozitës Re:Waste në Lezhë

27 Pri 2022

Më 13 Prill 2022, Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me Institutin Suedez dhe Qendrën Rinore H.A.N.A. Lezhë, hapën në Lezhë ekspozitën Re:Waste¬¬ – mënyra se si Suedia po i rikonsideron burimet.

Ceremonia e hapjes u ndoq nga shumë të rinj të Lezhës, nga bizneset lokale, agjencitë e mjedisit, bashkia Lezhë dhe institucionet qeveritare. Jemi shumë të kënaqur dhe të nderuar për pjesëmarrjen e Ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Ceremonia u hap nga Ambasadorja Elsa Håstad, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.

Falënderojmë Qendrën Rinore H.A.N.A. për punën e madhe të bërë për përgatitjen dhe organizimin e mirë të ekspozitës në qendrën e tyre rinore në Lezhë.

Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshime në mjedis dhe në të ardhmen tonë të përbashkët.

Mesazhi i Ambasadores: “Ripërdorni dhe ricikloni, kështu si fustani i vjetër i gjyshes sime.” Ambasadorja kishte veshur fustanin e vjetër të gjyshes së saj.

Pas hapjes së ekspozitës, Ministrja Kumbaro shkroi në faqen e saj në Facebook:

“Në Lezhë, me Pjerin Ndreun dhe me miken e shtrenjtë, Ambasadoren Elsa Håstad në Shqipëri, e cila së bashku me ekipin e Ambasadës së Suedisë organizon aktivitete kaq të këndshme për fëmijë e të rritur, sepse na duhet të reflektojmë për marrëdhënien me natyrën dhe të mendohemi me kujdes sa herë hedhim diçka në kosh, sepse mund të ripërdoret dhe të riciklohet. Ekspozita Re:Waste do të jetë e hapur deri më 23 Prill në qendrën rinore H.A.N.A. dhe ia vlen të vizitohet sidomos nga fëmijët, që të njihen me “mënyrën suedeze” të trajtimit të mbetjeve të përditshme. Vetëm duke u edukuar që tani me këtë, nuk do të përsërisin gabimet tona ndaj mjedisit.”

Pasi të qendrojë e hapur për 10 ditë në Qendrën Rinore H.A.N.A., ekspozita do të udhëtojë drejt një sërë shkollash në Lezhë.  

Minister of Environmet, Mrs. Mirela Kumbaro talking at panel during the opening cermony.jpg

Ambassador Elsa Håstad taking at panel during the opening ceremony.jpg