Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 2:56 e paradites

Linda Gjermani u nderua me Medaljen Suedeze të meritës

08 Shk 2018

Më 9 shkurt, kolegia jonë Linda Gjermani u nderua me Medaljen Suedeze të meritës në Shërbimet e Jashtme.

Linda ka punuar në Ambasadën e Suedisë që prej vitit 2003. Ajo është punonjësja përgjegjëse për programet e shtetit të së drejtës dhe administratës publike dhe është shumë e vlerësuar për njohuritë e saj, profesionalizmin, qëndrimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Medalja iu dorëzua nga Ambasadori Johan Ndisi. Ne presim me padurim të bashkëpunojmë në vijimësi për shumë vite të tjerë në të ardhmen, duke qenë mirënjohës që e kemi Lindën në ekipin tonë.