Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 1:31 e pasdites

Ekspozitë fotografike në Sheshin Skënderbej

14 Mar 2018

Në Ditën e Verës, Ambasada shfaqi në Sheshin Skënderbej ekspozitën fotografike “Baballarët Suedezë”, nga Johan Bävman.

Ekspozita paraqet 25 portrete të baballarëve, të cilët besojnë tek leja prindërore e barabartë, dhe që cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre për të paktën 6 muaj. Ambasada e shfaqi këtë ekspozitë për të nënvizuar problematikat e rëndësishme të pabarazisë.

 

Ishin të shumtë ata të cilët treguan interes dhe e shijuan ekspozitën e mrekullueshme. Do të donim të falënderonim të gjithë vizitorët  që gjetën kohën të vinin në ekspozitë dhe ju urojmë të gjithëve “Gëzuar Ditën e Verës!”.