Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 3:09 e paradites

“Ambasada vjen tek ju” në Elbasan

03 Nën 2021

Për herë të parë, Ambasada vendosi të mblidhte të gjithë stafin dhe të dilte jashtë zyrave, në rrugëtimin “Ambasada vjen tek ju” (Pop-Up Embassy).

Dëshironim të takoheshim me njerëzit, studentët dhe partnerët tanë kudo që ata janë. Ndalesa jonë e parë ishte Elbasani.

Autobusi ishte zbukuruar me flamurin suedez dhe hashtag-un: #DriveforDemocracy.

Partnerët tanë nga shoqëria civile, organizatat e grave, aktivistët e mjedisit, aktivistët për të drejtat e komunitetit rom dhe policia komunitare u mblodhën për t’u takuar me njerëzit dhe për të ndarë historinë e bashkëpunimit midis Suedisë dhe Shqipërisë.

Interesi ishte i madh dhe dita ishte e mbushur me takime, biseda dhe ëmbëlsira me kanellë.

Pasdite zhvilluam një ndeshje futbolli kundër bashkisë së Elbasanit dhe dita u mbyll me shfaqjen e filmit ‘Catwalk’ (‘Pasarela’).

Rrugëtimi “Ambasada vjen tek ju” (Pop-Up Embassy) do të vijojë edhe në qytete të tjera.

Sweden on Tour

Sweden on tour1

Sweden on tour2

Sweden on tour3

Sweden on tour4

Sweden on tour5

Sweden on tour6

Sweden on Tour film