Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 7:06 e paradites

Aktivitet me Alumnin në rezidencën Suedeze në Tiranë

06 Kor 2020

Sa shumë ambasadorë per Suedine ! Takim fantastik me rrjetin Alumni në Shqipëri ! Le të kemi edhe më shumë bursa studime në Suedi . Të kemi me shumë marrëdhenie tregtare, më shumë marrëdhenie kulturore, më shumë shkëmbime në muzikë dhe art.

Eventi u organizua në Ambasadën e Suedisë në Tiranë mbështetur nga Instituti Suedez . U takuan anëtarë të rrjetit Alumni dhe studentë të ardhshëm që janë pranuar për të filluar studimet në 2020. 

Takimi filloi me përshëndetjen e përzemert të  mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit mbajtur nga ambasadorja. Më pas u ofrua  nje drekë e shëndetshme , miks i recetave shqiptare dhe suedeze, realizuar me prodhime vendase.  Ambasadorja prezantoi planin vjetor të Ambasadës për aktivitetet promovuese dhe mundësine e bashkepunimit me Alumni , duke theksuar dhe vlerësuar angazhimin e Alumnit në aktivitetet e Ambasadës dhe kontributin për promovimin e Suedisë në  mediat sociale.

Rrjeti Alumni i Institutit  Suedez në Shqipëri prezantoi planin e aktiviteteve  i cili ka si fusha kryesore objektivat e zhvillimit të qëndrueshem . U zhvillua një diskutim i hapur mbi mundësinë e bashkëpunimit mes  Ambasadës dhe Rrjetit Alumni në fusha si : forcimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, angazhimi më i madh  i burrave në përpjekjet për barazi gjinore dhe në shoqërinë civile në përgjithësi, në çështje si moda dhe ushqimi por edhe mënyrat si ta sjellim me pranë Shqipërise biznesin suedez.