Meny

"Suedia" në udhëtim

02 Pri 2020, 10.00 e paradites

Ky event shtyhet. Ambasada e Suedisë ka vendosur të shtyjë të gjitha eventet dhe konferencat deri në njoftimin e mëtejshëm. Për të parandaluar përhapjen e koronavirus COVID-19 dhe në referencë të rekomandimit nga qeveria shqiptare.

Ambasada Suedeze në Tiranë do të organizojë një udhëtim nëpër Shqipëri. Më datë 2 prill 2020 do të jemi në Elbasan. Do të udhëtojmë aty për të takuar njerëz, biznese dhe institucione. Takohemi me ta për të forcuar marrëdhëniet  mes dy vendeve tona. Shpresojmë të takojmë sa më shumë elbasanas që janë të interesuar të mësojnë më tej rreth Suedisë dhe projekteve të Zyrës Suedeze te Bashkëpunimit për Zhvillim.

Ambasada Suedeze do të qëndrojë një ditë në Elbasan.

Aktiviteti “Pop–up Embassy” do të organizohet nga ora 10-13 në Sheshin Gensher. Ejani të vizitoni stendën tonë dhe të shijoni "fika-n" suedeze (simite me kanellë, lëng frutash). Na pyesni për Suedinë, bashkëpunimet suedeze-shqiptare, kulturën suedeze, bizneset, gjuhën, politikën e jashtme feministe të Suedisë, përpjekjet për demokraci dhe zhvillim të qëndrueshëm. Do të keni mundësi të takoni Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, Zj. Elsa Håstad, dhe kolegët e saj nga Ambasada, si edhe partnerët tanë në Elbasan.

Ambasada e Suedisë ju fton në një shfaqje falas të filmit "Britt-Marie ishte këtu" në: Teatrin Skampa. Ora: 16-18  

Në mbrëmje, në orën 19-20, ejani të ndiqni ndeshjen e futbollit mes Bashkisë së Elbasanit dhe ekipeve të futbollit të Ambasadës së Suedisë, te Kompleksi Ajek.