Ekspozitë: Zëra të Qëndrueshëm

12 Sht 2022, 7.00 e pasdites

Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me Institutin Suedez dhe Destil Creative Hub – Qendra Komunitare, do të paraqesë ekspozitën “Zëra të Qëndrueshëm” – Dizajni Bashkëkohor Suedez, në Tiranë, e cila do të hapë edhe Javën e Kulturës Suedeze në Shqipëri 2022.

Ekspozita “Zëra të Qëndrueshëm” paraqet 23 punime të përzgjedhura nga akademia e çmimeve Dizajni Bashkëkohor Suedez (Ung Svensk Form), të cilat i përkasin periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2020. Që prej vitit 1998, juria e akademisë së çmimeve Dizajni Bashkëkohor Suedez ka nderuar me çmime dizajnin novator ndërdisiplinor. Shumë prej punimeve në ekspozitë zgjidhin sfidat e përditshmërisë, ndërsa një pjesë e tyre orientohen drejt artit dhe modës. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, mjedisi dhe klima kanë qenë gjithmonë e më shumë në vëmendje.

Ceremonia e hapjes do të jetë më 12 Shtator 2022, në orën 19:00.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 12 deri në datën 18 Shtator.

Vendi: Destil Creative Hub – Qendra Komunitare, Bulevardi “Zogu I”, Tiranë

Ora: 09.00 - 22.00 
Poster eng.png